Guardiola gjen formulën: Përshtatje, pak lutje, fat dhe … Champions!

Ky sezon shkoi për dreq, të paktën përsa i përket kampionatit. Mançester Siti nuk është mësuar të jetë kaq larg kreut, dhe me Liverpulin që duket se po fluturon, Pep Guardiola duhet të gjejë ekuilibrin e ri. Dakord, është fituar Kupa e Ligës, “qytetarët” janë ende në Kupën e Anglisë, ku konkurrojnë në çerekfinale, por sidomos shpresa e madhe e ka emrin Champions.

Ashtu si rivali i tij i madh, Zhoze Murinjo, trajneri katalanas dëshiron të kthehet në majë të Europës, pasi nuk e fiton Ligën e Kampionëve që prej vitit 2011 (portugezi që nga 2010-ta). “Mungesa e përgatitjes nga ana e lojtarëve është e jashtëzakonshme, – tha Pepi, – por, unë e kuptoj nevojën për të përfunduar sezonin, që të mos kemi katatrofë financiare dhe ekonomike. Tani, duhet të stërvitemi, të përshtatemi, të pranojmë se do të ketë dëmtime, të lutemi nga pak, e të urojmë që të kemi fat”. Gjithsesi, çdo gjë do të dukej e bukur, nëse Guardiola dhe Mançester Siti do të arrinin të fitonin Championsin. Së pari, duhet të kalojnë raundin ndaj Realit pas fitores 2-1 në Madrid, pastaj të luajnë sfidat me një ndeshje të vetme në çerekfinale, gjysmëfinale e finale, nëse do të arrijë deri aty.

Sfidanti.al