Finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayernit të Mynihut dhe Bayer Leverkusen e parashikuar të zhvillohet në 4 korrik në Olympiastadion të Berlinit, mund të luhet me praninë e një grupi të vogël tifozësh. Ai që e la të kuptohet se ekziston një mundësi e tillë me të vërtetë ishte vetë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller.
‘Do të vendosë ekzekutivi-tha kreu i qeverisë së futbollit fgjerman në një intervistë për ARD-në Berlin tani lejohet zhvillimi i eventeve me deri 1000 persona të grumbulluar, nëse do të na jepet OK mund të luajme me 1000 tifozë. Gjatë këtyre ditëve kemi folur për këtë cështje’.
Nëse pandemia coronavirus do të mbahet në kontroll, në Gjermani sezoni mund të mbyllet me tifozë në stadium duke lëshuar sinjalin e parë drejt një rikthimi në normalitet. Por më shumë se kjo prania e 1000 personave në stadium do të ishte dicka simbolike pasi shifra 1000 është shumë e vogël në krahasim me 74 mijë që është kapaciteti i Olympiastadion
Sfidanti.al