Grupi i Kosovës nëse kalon Turqinë

Kombëtarja e Kosovës momentalisht është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, i cili mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë këtë verë.

Dardanët kanë vetëm një pengesë, dhe ajo është Turqia, me ndeshjen që do të luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit.

Në rast triumfi të martën, atëherë Kosova do të kualifikohej për herë të parë në një turne madhor, dhe vetëm pas tentimit të tretë për t’u kualifikuar në një Botëror, pasi më parë kishte dështuar për Kupën e Botës 2018 dhe 2022.
sfidanti.al