Groenlanda nis ligën më të shkurtër në botë

Në kryeqytetin Nuuk, në skajin verior të botës, ka nisur një nga kampionatet më të veçanta që ekzistojnë: liga kombëtare e Groenlandës, një turne sa i shkurtër aq edhe pasionant, që zhvillohet në vetëm gjashtë ditë dhe mbyllet me finalen e madhe të dielën. Vetëm tetë skuadra marrin pjesë në këtë kampionat, të ndara në dy grupe me nga katër ekipe. Secila skuadër luan tri ndeshje në grup, dy të parat kalojnë në gjysmëfinale, dhe më pas vjen finalja. Në total, një skuadër ka nevojë për vetëm pesë ndeshje për të fituar titullin e kampionit në ishullin më të madh të globit. Ky organizim i përqendruar nuk është rastësi. Me sfida që luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten, një ditë pushim të premten, dhe pastaj gjysmëfinalet të shtunën e finalja të dielën, klima, distancat dhe infrastruktu

sfidanti.al