Goli i parë në MLS, Uzuni realizon me FC Austin

Myrto Uzuni e bën “sefte”. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e parë me fanellën e FC Austin në MLS. Në ndeshjen jashtë ndaj ST.Louis City,Uzuni shënoi pas 34 minutash lojë, pas një asisti të Bukari. Deri më tani, lojtari shqiptar ka luajtur në 4 takime në Amerikë, duke dhuruar paraqitje pozitive. Uzuni u transferua nga Granada, në merkaton e janarit. 29-vjeçari ishte i grumbulluar për takimet e para kualifikuese të Botërorit me Shqipërinë. Lojtari luajti 90 minuta ndaj Anglisë, ndërsa i mjaftuan 16 minuta ndaj Andorrës për të gjetur rrugën e rrjetës.

sfidanti.al