Goditi me stol gjyqtarin e ndeshjes në Fier, shpallet në kërkim nga policia

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ditën e djeshme pas përfunditmit të ndeshjes Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu”. Jo vetëm kaq autori, shtetasi  A.Xh., 35 vjeç me stolin e thyer ka goditur edhe gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin Blerim Ziri, 44 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu” dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B. Z., 44 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërjmjetësit sportiv” dhe Shkatërrimi i pronës”, njofton policia. Kujtojmë që ditën e djeshme pas goditjes Ziri humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. Pas disa sekondash dhe marrjes së ndihmës së shpejtë nga stafi mjekësorë, arbitri është përmendur.

sfidanti.al