Berat Gjimshiti, kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, që solli fundin e rrugëtimit të kuqezinjve në Euro 2024. ”E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam. Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje. Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira. Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë. Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi kuqezi.
sfidanti.al