Anësori sulmues i Union Berlinit, Robin Gosens dikur i Interit dhe Atalantës, nuk u thirr nga Julian Nagelsmann për Euro 2024. Trajneri gjerman ka vendosur të heqë dorë nga lojtari i ditëlindjes 1994, i cili konfirmoi se e kishte vuajtur jo pak mungesën e thirrjes për Kampionatin Evropian:
“E pashë ëndrrën time të përjetshme të shkatërruar dhe nuk dija si ta përballoja. Nuk dija si të dilja nga ajo situatë pas një sezoni zhgënjyes. Nuk ishte e lehtë të shihja që nuk do të isha pjesë e Kampionatit Evropian, pasi familja ime u zhvendos me mua nga Italia në Gjermani pikërisht me synimin për pjesëmarrjen time në këtë event. I kam kushtuar gjithçka këtij sporti dhe kam punuar shumë çdo ditë vetëm për të qenë pjesë e Kampionatit Europian”.
Ndihmë te psikologu: “Nuk është vetëm të mos jesh atje, por duhet ta pranosh dhe të ecësh përpara, sepse bota është shembur vërtet rreth meje. Kjo është arsyeja pse kam mësuar se të flas me një psikolog, i cili më ndihmon shumë. Nuk mundet që psikologjia të vazhdojë të ketë një status kaq të ulët në futbollin profesionist, por as të vazhdojë të ketë një status kaq të ulët në shoqëri në përgjithësi.
Kjo më shqetëson dhe më trishton shumë. Sidomos kur dëgjoj apo lexoj komente ku depresioni thjesht injorohet: “Djalë, po bën miliona, si mund të jesh në depresion?”. Ky lloj komenti më bën të vjell. Vetëm për shkak se ne fitojmë para nuk do të thotë se mund të blejmë shëndetin tonë me ato para. E di që jam në një pozicion tepër të privilegjuar dhe ndoshta fitoj shumë para, por kjo nuk më bën më pak njeri”.
sfidanti.al