Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë Sabah Bizi

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar Sabah Bizi. Ai ka mbyllur sytë në qytetin e Shkodrës, në moshën 79-vjeçare. “Nderi i Kombit” pak minuta më parë ka mbyllur sytë, duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. 79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Partizanit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut. Më pas ka qenë për pak kohë trajner te Vllaznia, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.

sfidanti.al