Harry Kane zbulon sekretin e penalltive

Sulmuesi Harry Kane shkëlqen sërish nga pika e bardhë e 11- metërshit dhe tregon pse konsiderohet si një nga “ekzekutuesit” më të mirë. Por çfarë qëndron pas suksesit të tij? Në ndeshjen e Bundesligës kundër Borusia Mynshengladbah, Kane ishte sërish protagonisti i ndeshjes. Kur gjyqtari Feliks Zvaier fishkëlleu për një penallti në minutën e 68-të, bomberi u tregua i ftohtë dhe me besim, duke shënuar. Ai gjeti golin e 21-të në prezencën e tij të 21-të këtë sezon. Golashënuesi i përfaqësueses angleze tani ka shënuar 26 penallti radhazi, një seri që shtrihet që nga viti 2022. Goditja e tij e fundit e humbur erdhi në çerekfinalet e Kupës së Botës kundër Francës, kur humbi mundësinë për të barazuar. Një gjë është e qartë, Kane vështirë se mund të përmirësohet te penalltitë. Arma e tij sekrete? Një qasje e ndryshuar. “Kam përshtatur pak rutinën time, tani jam duke pritur më shumë për reagimin e portierëve sepse ata filluan të lëvizin më herët”, shpjegoi ai pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Zagrebit, në të cilën shënoi tre gola me penallti. “Ndonjëherë vendos se ku të gjuaj në këtë moment, por me raste një ditë para ndeshjes për këndin se ku do godas”.

Me paraqitjet e tij në Bundesligë dhe në skenën ndërkombëtare, lojtari me numrin “9” ka demonstruar në mënyrë mbresëlënëse klasin e tij. Në renditjen aktuale, ai pozicionohet si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij. Në 14 ndeshje të Bundesligës deri tani, Kane ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë shtatë asistime. Megjithatë, pyka ishullore sheh ende hapësirë për përmirësim : “Unë jam vetëm 31 vjeç. Besoj se Harry Kane në versionin më të mirë nuk është parë ende në fushë”.

Qëllimi i tij është i qartë, të fitojë titullin. “Unë e filloj çdo sezon me synimin për të fituar trofe me ekipin”, theksoi ai së fundmi. Ndërsa ai nuk ishte në gjendje të fitonte ndonjë titull të madh në Totenhem. Kane e sheh gjysmën e dytë të karrierës së tij si një mundësi për ta ndryshuar atë. “Kam besim se në këtë etapë të karrierës sime do të jetë e pasur me tituj të mëdhenj”. Në Bundesligë, Kane jo vetëm që ka marrë një rol “pionieri”, por është edhe në kërkim të rekordeve. Me njëmbëdhjetë penallti të konvertuara radhazi, ai po i afrohet rekordit të ligës prej 17 goditjesh të suksesshme, të mbajtura nga Robert Levandovski dhe Jorg But.

sfidanti.al