Shqipëria i dha të hënën lamtumirën Europianit të futbollit në Gjermani, pas një humbje minimale 0-1 përballë Spanjës. Shpërblimet financiare nga UEFA janë të mëdha dhe FSHF nga pjesëmarrja në fazën finale të Euro 2024 ka arritur të përfitojë 9 milionë e 250 mijë euro. Fitorja e ndeshjeve në grup në këtë Kampionat Evropian vlente 1 milion euro, ndërsa barazimi gjysmë milioni euro. Duke qenë se kuqezinjtë barazuan vetëm një herë dhe regjistruan dy humbje, FSHF arkëtoi nga UEFA edhe 500 mijë euro shtesë. Në total Federata Shqiptare e Futbollit ka mbushur arkat e saj me 9 milionë e 750 mijë euro.
sfidanti.al