Francë, sa shpejt e “qepe” fanelën e re me dy yje!

Në finalen e Botërorit, skuadra franceze hyri në fushë me fanelën e saj të zakonshme blu, ku në të djathtë, mbi stemën e gjelit, ishte stampuar ylli i vetëm, ai i titullit botëror të 1998-ës. Gjithsesi, me të përfunduar me sukses ndeshja ndaj Kroacisë, zyrtarët e kombëtares së Francës, menjëherë u dhanë futbollistëve të tyre fanelat e reja, në të cilat ishin stampuar dy yje. Sa shpejt, Franca i “qepi” bluzat e festës?! Në të vërtetë, ato ishin gati, të prodhuara që përpara finales, veçse do të duhej të zhdukeshin me kujdes nëse kombëtarja e “gjelave” do të humbiste me Kroacinë.

Sfidanti.al