Pak ditë më parë, Olivie Zhiru pësoi një çarje të frikshme dhe u mendua më e keqja. Sulmuesi i Çelsit mund ta linte “vetëm” Francën në nisje të Kupës së Botës, veçse stafi mjekësor konfirmoi se shtatlarti i fuqishëm e kaloi momentin e keq.
Çasti i dytë i keq për trajnerin Deshamp ndodhi kur Kilian Mbape, një njeri edhe më i rëndësishëm i kombëtares, pësoi dëmtim në stërvitje, i goditur fort nga Adil Rami. Mbrojtësi bëri punën e tij, por sporti nuk ka shumë “siguresa” ndaj edhe sulmuesi mbeti i shtrirë si në “agoni”. Edhe në këtë rast, për fat, mjekët e ekipit përfaqësues konfirmuan se ylli i Paris SG nuk rrezikon asgjë. Franca, pra shkon me gjithë “artilerinë e rëndë” të gatshme me synim fitoren e Botërorit”.
Sfidanti.al