Murinjo “ha bukën” e Anglisë, por parashikon kundër Anglisë!

Zhoze Murinjo paguhet nga rusët për të bërë parashikime për Botërorin rus, ndërsa pagesën kryesore e merr në truallin anglez, veçse portugezi është si puna e “maces”, i vlen më shumë “shtëpia” sesa familja brenda saj. Në parashikimin e tij për çerekfinalet, trajneri i Mançester Junajtidit ka dhënë mendimin “e duhur”, ose më mirë atë që është më i mundshëm, që Brazili e mund Anglinë (nëse arrijnë deri aty).

“Brazili kundër Anglisë është një ndeshje e madhe, – u shpreh Zhoze në ekranin e televizionit rus, RT, – nuk do të ishte keq për mua, që lojtarët e mi (tek Anglia) të shkonin më herët me pushime”.

Murinjo parashikon që Portugalia e tij të mundë Francën në çerekfinale dhe të arrijë në katër më të mirët, që Argjentina të mposhtë Spanjën, dhe që Gjermania të kalojë Belgjikën. Gjysmëfinalet e krijuara nga portugezi do të ishin madhështore, në një krah Brazil-Portugali dhe në krahun tjetër Gjermani-Argjentinë.

Sfidanti.al