Flet mbrojtësi “100-milionësh”, Kulibali, dashuron Napolin

Kartoni i tij, sipas presidentit, kushton 100 milionë euro. Ky është vendimi i De Laurentisit për Kalidu Kulibalin, i cili duket se ka kërkesa të mëdha nga Italia, por sidomos nga jashtë saj. Besohet se Juventusi, Interi apo Milani do ta merrnin me vrap, por më e sigurt duken alternativat për tek Mançester Siti apo Paris SG. Vetë shoku i Elseid Hysajt tek Napoli çfarë thotë?

“Mendoj se kam ardhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, – thekson senegalezi, – në Napoli të gjithë jetojnë për futbollin, edhe pleqtë e plakat të pyesin në rrugë nëse do ta fitojmë ndeshjen e radhës. Nëse dëshiron të kuptosh se çfarë është pasioni i futbollit, eja dhe jeto në Napoli”.

“Më mirë të jem i dashuruar diku, sesa i urryer diku tjetër, – vazhdon ai, – nëse presidenti ka vendosur atë çmim për kartonin tim do të thotë se më vlerëson. Më duket e çuditshme që një senegalez të vlerësohet 120 apo 150 milionë euro”.

Sfidanti.al