Flamurtari shpall golashënues arbitrin e ndeshjes në Burrel

Në Kategorinë e Parë ka një episod për të cilin do të flitet gjatë. Në Vlorë nuk janë aspak dakort me golin e shënuar nga Burreli ku në rastin e sulmuesit matjan, kuqezinjtë pretendojnë për një pozicion jashtë loje. “KF Burreli 1 : 0 Flamurtari F.C, Shenues : Arbitrat” shkruan klubi i Flamurtarit në faqen zyrtare duke akuzuar hapur drejtuesit e ndeshjes.

“Kësaj ndeshje është e pakuptimtë për ti bërë analizë. U bë maskaradë nga arbitrat, dhanë faulla të pakuptimtë, në zona të rrezikshme, qershia mbi tortë ishte ai goli në pozicion jashtë loje, në përgjithësi punojmë për të fituar, por këtu në Kategori duhet të punosh që të përballosh maskarada dhe pisllëqe. Disa çuna të vegjël nga Shkodra hedhin poshtë historinë e klubit. Më duket sikur jemi në maj dhe në ditë zgjedhjesh. Ashtu si krijuam raste të pastra, patëm qarkullim goli do të vinte mjafton të ruanim topin në qarkullim, të ruanim ekuilibrat, e patë vetë ishte në pozicion të parregullt, e pash dhe vetë. Nuk mund të shfajësojmë arbitrat për atë që bënë, se ne mund të shënonim pjesën e parë, por nuk mund ta mohojmë atë që ndodhi sot në Burrrel”, deklaroi trajneri Emiljano Çela në fund të ndeshjes.

sfidanti.al