Gundogan i dëshpëruar pas disfatës në El Clasico

Ilkay Gundogan shënoi në El Clasicon e tij të parë, gol që gjithsesi nuk i mjaftoi Barcelonës të merrte pikë përballë Realit të Madridit. Pasi Jude Bellingham tronditi dy herë katalanasit dhe i dhuroi “Los Blancos” triumfin emocionues 1-2.

Mesfushori gjerman nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e pësuar përballë rivalëve të përjetshëm, teksa pas ndeshjes deklaroi: “Dua të jem i sinqertë, por pa e ekzagjeruar, sepse nuk dua të them diçka që nuk duhet. Padyshim që jemi të zhgënjyer. Por pas një ndeshjeje të rëndësishme dhe një rezultati negativ, do të doja të shihja më shumë zemërim dhe zhgënjim. Unë nuk kam ardhur këtu për të humbur ndeshje si kjo… Edhe unë kam përgjegjësitë e mia për humbjen si një futbollist ekspert. Duhet të reagojmë menjëherë”, theksoi 33-vjeçari. Barcelona renditet në vendin e tretë me 24 pikë pas javës së 11-të në La Liga. Katër pikë më pak se kryesuesit e Realit dhe Gironas.

sfidanti.al