FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës Spanjolle të Futbollit për incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes miqësore midis Spanjës dhe Egjiptit në stadiumin e Espanyolit në Barcelonë, njoftoi federata në një deklaratë zyrtare. Gjatë ndeshjes, nga tribunat u dëgjuan brohoritje raciste (“Kush nuk kërcen është mysliman”), të cilat u bënë virale në të gjithë botën dhe tani janë objekt i një hetimi nga FIFA.
sfidanti.al

