FIFA i ka bllokuar Tiranës merkaton për herë të dytë në pak kohë. Badheblutë u është ndalur regjistrimi i lojtarëve për tre sensionet e radhës dhe shkak për këtë janë bërë dy lojtarë. Liridon Latifi dhe Filip Najdovski kanë bërë ankesë ndaj klubit kryeqytetas, për pagat e prapambetura. Mbrojtësi ka fituar rreth 75 mijë euro dëmshpërblim, por shifra mbetet e pakonfirmuar. Gjithashtu edhe Latifi ka paga të pa marra te Tirana dhe zgjidhjen e ka kërkuar në FIFA. Mbetet të shihet se çfarë hapash do të ndjekin te Tirana, ku këtë sezon po hasin vështirësi të mëdha.
sfidanti.al