Dinamo ka marrë një lajm të keq nga FIFA. Kryeqytetasve u është bllokuar merkato për sezonin e ardhshëm.
Blutë kanë detyrime të pashlyera ndaj ish-lojtarëve, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditura. Në këtë situatë, Dinamo nuk mund të bëjë afrime në merkaton e ardhshme, nëse nuk hiqet dënimi nga FIFA.
Nëse kryeqytetasit duan të bëjnë afrime në merkato, atëherë duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe më pas të marrin dritën jeshile nga FIFA për regjistrimin e lojtarëve.
Dinamo këtë sezon është një nga skuadrat që lufton për titullin kampion në Superiore, ndërsa mban vendin e dytë në renditje.
sfidanti.al