Fernando Torres e mbyll keq karrierën, humb 1-6 në ndeshjen e fundit

Një jetë e shkëlqyer në futboll, por me një fund të hidhur. Fernando Torres u detyrua ta gëlltiste këtë “pilulë të hidhur” pasi ndeshja fundore e karrierës iu kthye në makth. Skuadra e tij, Sagan Tosu në Japoni, u mund 1-6 nga Visel Kobe, ku luante ish-rivali dhe ish-shoku i tij në kombëtaren e Spanjës, Andres Iniesta. Mesfushori i dikurshëm i Barcelonës shënoi edhe një gol me 11-metërsh.

Torresi, ish-lojtar i Atletikos së Madridit, Liverpulit, Çelsit e Milanit, luajti kohët e fundit në Japoni, ndërsa njoftoi që në qershor se do t’i jepte fund karrierës. Ai do të mbahet mend si një sulmues shumë i shpejtë, elegant dhe i fuqishëm, ndërsa fitoi Kupën e Botës dhe dy herë Kampionatin Europian me Spanjën. Me mbylljen e karrierës, Torres do të ketë një rol këshilltari në klubin e tanishëm, Sagan Tosu.

Sfidanti.al