Federata Gjermane e Futbollit vlerëson Shkodran Mustafin

Shkodran Mustafi është vlerësuar për punën e bërë deri më tani në Kombëtaren gjermane të moshës deri në 17 vjeç, ku punonte si asistent i komisarit teknik Marc-Patrick Meister.

Sipas Federatës Gjermane të Futbollit, 33-vjeçari, prej datës 1 Shtator do të jetë zëvendëstrajner i komisarit teknik të Gjermanisë U-21, Antonio Di Salvo.

“Shkodrani ka treguar gjatë vitit që punoi me ekipin U-17 se mund të ndihmojë të rinjtë që të rriten profesionalisht. Ai njeh shumë prej lojtarëve, me të cilët do të punojë në të ardhmen. Eksperienca e tij e akumuluar në fushë i jep një tjetër impuls ekipit përfaqësues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Rettig.

sfidanti.al