Kumbulla larg Romës

Cagliari është në bisedime me Romën për të blerë mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla. Kuqeblutë e kishin synuar lojtarin edhe më herët, por pa arritur që të siguronin shërbimet e tij. Kjo mund të jetë koha e duhur.

Roma do ta shesë Kumbullën përfundimisht, me një vit të mbetur në kontratën e tij, pasi pagoi afërsisht 26 milionë euro për të në verën e vitit 2021. Gasperini tashmë i ka dhënë dritën jeshile mundësisë së një transferimi: në katër sezone, Kumbulla ka luajtur 69 ndeshje për Romën, plus dy huazime: një te Sassuolo dhe një tjetër te Espanyol.

Klubi spanjoll (Espanyol) do ta donte gjithashtu Kumbullën të kthehej pas një sezoni në LaLiga me 35 paraqitje dhe 3 gola.

sfidanti.al