Sevilla është në një situatë të veçantë që mund të krijojë vështirësi të konsiderueshme gjatë sezonit: klubi spanjoll ka arritur limitin e pagave dhe nuk mund të federojë më lojtarë të rinj (as ata të blerë në këtë sesion të merkatos) dhe do ta fillojnë sezonin me një organikë prej 12 lojtarësh.
Trajneri Matías Almeyda do të përballet me një numër të kufizuar lojtarësh në ndeshjen e tij të parë kundër Athletic Bilbaos, me formacionin e tij titullar dhe pa rezerva, përveç disa lojtarëve nga skuadra e të rinjve që do të jenë në stol.
Ardhjet e reja dhe lojtarët që kthehen nga huazimet nuk mund të regjistrohen, i njëjti problem me të cilin është përballur Barcelona vitet e fundit. Zgjidhja është të bëhen dy shitje të rëndësishme për të zhbllokuar situatën dhe për të tentuar të kompletohet skuadra.