Igli Tare ka mbyllur me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm në merkato. Milani ka shitur te Newcastle mbrojtësin gjerman Malick Thiaw për 40 milionë euro.
24-vjeçari është prezantuar te klubi anglez dhe do të veshë fanellën me numrin 12 tek “qymyrxhinjtë”.
Malick Thiaw gjatë 3 sezoneve që luajti për Milanin koleksionoi 85 paraqitje në të gjitha kompeticionet me fanellë
kuqezi.
sfidanti.al