Massimiliano Farris do të drejtojë Interin në ‘Olimpico’ në përballjen e të shtunës pasdite ndaj Romës, duke qenë se Simone Inzaghi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do ta shohë sfidën nga tribuna. Numri dy i stolit zikaltër do të zëvendësojë Inzaghin si trajner i parë për herë të katërt që kur është bashkuar me Interin, teksa vlen të theksohet se ka një bilanc mjaft pozitiv. Kështu në tre ndeshjet e para, Interi me Farris ka triumfuar 0-2 në transfertën ndaj Empolit, kanë mposhtur 4-0 Vikoria Plzenin në “San Siro” dhe kanë barazuar me Napolin në “Maradona Stadium”. Misioni i Farris këtë herë do të jetë ‘të pushtojë’ Romën dhe të bëjë një tjetër hap drejt blindimit në kreut të renditjes, në mënyrë që presioni ndaj Juventusit ndjekës të shtohet edhe më shumë. Krahas Inzaghit, Interi nuk do të ketë në ‘Olimpico’ as mesfushorin italian Davide Frattesi, që ka një shqetësim të lehtë muskulor dhe pritet të kthehet në fushë vetëm për ndeshjen ndaj Atleticos së Madridit më 20 shkurt në “San Siro”.
sfidanti.al