Europa me dritëhije për shqiptarët

Fiton Shkëndija e Tetovës, por humbet Drita e Gjilanit. Gjithçka ka ndodhur në javën e pestë të Conference League, teksa si Shkëndija e Tetovës, ashtu dhe Drita e Gjilanin luanin në fushën e tyre. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Drita ka patur përballë AZ Alkmar. Përtej çdo dëshire të skuadrës së Zekerija Ramadanit, holandezët kanë rezultuar një kundërshtar i vështirë. E ka hapur serinë e golave Mejnans në të 17’. Në pjesën e dytë shënon Jensen në të 58’ dhe vulën suksesit të AZ Alkmar ia ka vënë Sadiq në të 90’. Drita ka mbetur në kuotën e 8 pikëve duke qenë në zonën Play-off në Conferencë League, ndërsa në javën e fundit do të jetë në transfertë përballë Rajo Vajekanos.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës e ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë, kjo në duelin me sllovakët e Slovan Bratislavës. Bajriç ka shënuar autogol në të 33’, kurse në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Spahiu ka shënuar golin e dytë e përfundimisht 2-0 për tetovarët. 7 pikë për Shkëndijën e Tetovës dhe një vend në Play-off të Conferencë League. Në javën e fundit, Shkëndija e Tetovës do të jetë në transfertë në Qipro përballë AEL Larnaka.

sfidanti.al