Tirana dhe Partizani urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në “Air Albania”

“Tirana dhe Partizani urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”. Ky është një nga vendimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e fundit. Ndërkohë, Flamurtari është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve. Nuk kanë munguar dënimet te futbolli i femrave, deri në 15 ndeshje pezullim.

Vendimet e plota:

1. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. Zyrtari i KF Tërbuni, Redon Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

6. Lojtari i KF Klosi, Ergys Kola, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Zyrtari i FK Tomori U-19, Iken Droboniku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i KF Tirana U-18, Alerio Kola, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Ergji Gjene, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Lojtaria e FK Partizani Femra, Liridona Gashi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare dhe kërcënim ndaj zyrteres së ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Lojtaria e FK Partizani Femra, Egzona Gashi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare dhe kërcënim ndaj zyrteres së ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. TR 19 Akademi U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-11, kunder Triumph A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

13. Zyrtari i Drini Sport, Gers Koldashi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

14. Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Mateo Brahaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Bledion Peposhi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

16. Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Ibrahim Mece, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Ergis Todaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

18. Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Griseld Oka për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

19. Lojtari i Olimpiku Durrës U-17, Kleisi Lamo, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

20. KF Bylis B, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë, kundër FK Partizani B, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

21. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Naftëtari, Edison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Adolf Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

sfidanti.al