Ernest Muçi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në javën e 33-të të Superligës turke, ndërsa Beshiktashi ka fituar 2-0 përballë Ankaragucu. Sulmuesi kuqezi realizoi në minutën e 18-të, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 67-të nga Muleka, me asistimin e Rashicës. Pas ndeshjes Muçi është shprehur: “Ne jemi një ekip i mirë dhe cilësor. Kemi pësuar gola të lehtë në ndeshjet e mëparshme, nuk ndodhi në ndeshjen e sotme. Të vazhdojmë kështu. Do të harrojmë të kaluarën dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme”. “Tifozët më kanë dhënë mbështetje të madhe që nga dita e parë, i falenderoj. Ne po punojmë për të dhënë më shumë. Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet për t’i bërë ata dhe veten të lumtur në ndeshjet e mbetura”.
sfidanti.al