Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala ndiqet prej kohësh me shumë interes nga trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola. Sipas raportimeve të medieve britanike, 21-vjeçari gjerman është në krye të listës së dëshirave të Guardiola-s për sezonin e ardhshëm. City do të lëvizë gjatë verës për ta bindur mesfushorin që të transferohet te ta, ndërkohë nga mediet britanike shtohet se edhe Chelsea është duke e ndjekur me shumë vëmendje talentin. Në një situatë të tillë, Bayern Munich, i cili nuk dëshiron kurrsesi që të humbasë Musiala-n, po përgatitet për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në verën e 2026-ës. Bayern do t’i bëjë një propozim tundues mesfushorit, që ta bindë për të qëndruar me ta dhe për të larguar njëherë e mirë klubet që kanë interes për 21-vjeçarin.
sfidanti.al