Moment special për Erald Çinarin. Vetëm një sezon në kampionatin armen, sulmuesi shkodran ka arritur të bëhet protagonist duke u shpallur kampion i Armenisë ditën e sotme me skuadrën e Noah. Ekipi i Çinarit triumfoi ditën e sotme ndaj Pyunik Jerevanit me rezultatin 2-1, duke siguruar matematikisht titullin kampion. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushën e lojës sot në minutën e 64-t të takimit. Në 23 ndeshje të zhvilluara nga shkodrani në kampionat, Çinari ka arritur të gjejë 13 herë rrjetën dhe ka asistuar 9 herë. Një moment historik ky për skuadrën e Noah, që fiton për herë të parë titullin kampion në armeni. Në të kaluarën Noah ka fituar një kupë dhe një superkupë.
sfidanti.al