Emanuela Rusta është rikthyer në aktivitetet ndërkombëtare, teksa të premten në mbrëmje ka arbitruar miqësoren mes Italisë dhe Irlandës në futbollin e femrave. Një ndeshje që është luajtur në Firence, kjo në stadiumin “Viola Park”, ndërsa ishte dhe takimi i lamturimës për Sara Gamën e Italisë, që është kështu i jep fund kombëtares. Gama numëron 135 ndeshje me kombëtaren e Italisë në të cilën ka shënuar 7 gola. Në këtë ndeshje, Rusta është ndihmuar nga Erinda Kume dhe Koleta Prenga, kurse gjyqtare e katërt ishte Deborah Bianki. Një barazim pa gola përtej rasteve për shënim, ndërsa Italia luan miqësoren e radhës ndaj Anglisë më 27 shkurt në ora 18:00. Një miqësore e tillë ishte vlerësim jo vetëm për Rustën, Kumen e Prengës, por në përgjithësi për të gjithë futbollin e femrave në Shqipëri.
sfidanti.al