Kur janë luajtur 30 ndeshje deri më tani, Elbasani ka siguruar 37 pikë, me një bilanc prej shtatë fitoresh dhe po kaq humbjesh, si edhe 16 barazimesh. Këto rezultate e kanë katapultuar në vendin e pestë me një golavarash prej 33 golash të shënuar dhe po aq të pësuar. Praktikisht, elbasanasit duket se janë në ekuilibër total në të gjitha aspektet, për më tepër që ndodhen ekzaktësisht në mesin e tabelës.
Elbasani ka shënuar deri tani 33 gola në kampionat dhe duket se skuadra është më efikase në pjesën e dytë, për më tepër në finishin e saj. Thuhet kështu, sepse në 20 minutat e fundit, verdheblutë kanë shënuar plot 13 gola, ndërsa në startin e së dytës nëntë të tilla. Pjesa e parë është e vakët në shënim, ku nga 12 gola më total, shtatë janë shënuar përgjatë 30 minutave të para dhe pesë prej tyre çerekorëshin e fundit të pjesës së parë. Sa u përket golave të pësuar, ata janë krejtë sisht e kundërta e atyre të shënuar. 30 minutat e para janë më problematiket, sepse janë pësuar 12 gola deri më tani. Gjashtë të tjerat e pjesës së parë janë pësuar gjatë çerekorëshit të dytë të këtij fraksioni. Sakaq, nga 15 golat e pjesës së dytë, nëntë janë pësuar deri në minutën e 70-të, ndërsa gjashtë të tjerat në 20-të minutat e fundit të ndeshjes.
sfidanti.al