“El Klasiko” në mediat spanjolle: Më shumë se një finale dhe valsi i fundit!

Jehona është gjithmonë e fuqishme pasi flitet për atë që cilësohet si ndeshja më e madhe e futbollit botëror. Barcelona-Real Madrid “u luajt” më parë në të përditshmet spanjolle. Në mediat katalanase ka pritshmëri të madhe. “El Mundo Deportivo”: “Vlen një kampionat! Barça del sot në fushë për një triumf që do ta shkëpuste në 12 pikë nga rivali i madh!” E përditshmja “Sport” e ka titullin si tifoze: Forca Barça! Sot, më shumë se kurrë! Ekipi “blaugrana” ka nevojë për mbështetje totale!”

Ja edhe gazetat e Madridit. “Marka”: “Më shumë se një finale, Një fitore e katalanasve në derbi do t’i jepte thuajse fund garës për titull në La Ligë!” “AS”: “Vallëzimi i fundit! Madridit i vlen vetëm fitorja në “Kamp Nou” për të mbetur në garën për titull!”

Sfidanti.al