Egnatia thyen Tiranën

Egnatia i jep leksion Tiranës me një fitore 2-0  në javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

Në “Arena Egnatia”, rrogozhinasit dominuan në të gjitha drejtimet duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Megjithatë, vetëm pas gjysmë ore lojë arritën të zhbllokojnë ndeshjen, Buriç arriti të mposhtë Tafas pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në fillimin e pjesës së dytë vjen dhe dyfishimi, me Albanese që godet saktësisht nga distanca. Kur kishin mbetur pak më shumë se 20 minuta lojë, bardheblutë mbetën me një lojtar më pak, Marku u ndëshkua me karon të kuq pas një ndërhyrja të gabuar ndaj Grudës.

Rrogozhinasit administruan rezultatin deri në fund pa i lejuar asgjë kundërshtarit. Fitorja e dytë radhazi për formacionin e Tetovës, që ngjite në kuotën e 7 pikëve. Tirana në vend të fundit me 2 pikë.

sfidanti.al