Egnatia blindon vendin e parë dhe në të njëjtën kohë zyrtarizon përfundimisht katërshen finale, duke fituar me përmbysje 1-2 përballë Laçit. Skuadra e Cungut iluzionohet nga Melo, por pastaj bie pre e kualitetit të lartë të rrogozhinasve, me golat e Montenegro e Ibrahimoglu, që rrezikojnë keq pozitat e kurbinasve, në garë me Teutën për të evituar playout-in. Bardhezinjtë provuan ti japin kuptim dy fitoreve radhazi e katë ndeshjeve pa humbje dhe u duk, të paktën në pjesën e parë, se mundeshin.
Pa shumë raste të pastra, por gjithnjë nën kërkesën e vazhdueshme të Laçit për rezultat, ndeshja u zhbllokua në minutën e 23’ nga Melo. Çuditërisht braziliani shfrytëzoi armën më pak të preferuar, goditjen me kokë, për të mundur Dobjanin në zhvillimet e një goditje këndi. E pakujdesshme prapavija e Egnatias, që ndryshon sjellje vetëm në 5 minutat e fundit para pushimit, kur Dajsinani detyrohet të bëjë pritjen e parë të ndeshjes.
E mbylli në sulm skuadra e Tetovës, me Fernandon të bllokuar, por që bindi teknikun se ishte koha për të ndryshuar taktikisht. Rrogozhinasit kanë tjetër ritëm dhe Montenegro ka më shumë topa për të luajtur. Laçi preferoi të mbrohej, por misioni nga i vështirë u bë i pamundur. Dajko evitoi goditjen me kokë të Malotës në të 60’, por askush nuk mund të bënte asgjë dy minuta më pas, kur Montenegro barazoi rezultatin, duke thyer Dajsinanin.
Përmbysja u kompletua brenda 7 minutash, sepse përpara se kurbinasit të kuptonin cpo ndodhte, Ibrahimoglu shënoi golin e dytë në minutën e 69′, me portierin të vonuar në reagim. Laçi u kujtua shumë vonë për tu përpjekur të evitonte humbjen megjithatë u bë i rrezikshëm me Melon e Prodanin, por në fund pikët e tyre janë 38 dhe situate sërish delikate. Egnatia merr fitoren e 4 në pesë ndeshjet e fundit dhe duket plotësisht gati për Final 4.
sfidanti.al