Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj kampiones së Moldavisë, Petrocub Hîncești, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator.
Takimi nisi në mënyrën më të keqe për kampionët e Shqipërisë. Që në minutën e parë, një gabim në mbrojtje u shfrytëzua nga Petru Popescu, i cili e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt për t’u dhënë avantazhin vendasve.
Me një lojtar më pak, Egnatia u detyrua të vuante në pjesën e dytë. Petrocubi krijoi disa raste të pastra shënimi, por portieri Mario Dajsinani ishte protagonisti i mbrëmjes me disa pritje vendimtare. Fillimisht ai ndali Sergiu Platica-n, i cili goditi nga brenda zonës, ndërsa më pas priti edhe një goditje të rrezikshme të Dan Puscas nga distanca, duke mbajtur në fuqi rezultatin e barabartë.
Në pushimin mes pjesëve, Nevil Dede reagoi me tri zëvendësime, duke aktivizuar Ibrahim Diabate dhe Karim Loukilin për t’i dhënë më shumë freski skuadrës, e cila administroi me inteligjencë minutat e mbetura.
Në fund, Egnatia largohet nga Moldavia me një barazim të vlefshëm 1-1, rezultat që e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri, ku kampionët shqiptarë do të kenë mundësinë të sigurojnë kualifikimin për në raundin e dytë të Champions League.

