Krimi në Brazil ishte dhe mbetet një nga problemet kryesore të jetës së përditshme, dhe këtë e përjetoi së fundmi edhe portieri argjentinas i Flamengos, Agustin Rossi. “Flamengo” luajti në shtëpinë e Central Cordoba të mërkurën në mbrëmje për javën e 4-t të grupit të 3-të të Copa Libertadores (përfundoi 1-1) me ekipin që u kthye në Rio në orët e para të mëngjesit (05:30) dhe lojtarët u nisën me makinat e tyre për në shtëpitë respektive. Të parët që u larguan ishin Wesley dhe Zerson, të cilët, ndërsa ecnin në Carlos Lacerda Avenue (një rrugë e ngarkuar me trafik dhe lëvizje), vunë re lëvizjen e dy këmbësorëve me armë në duar dhe menjëherë njoftuan grupin e anëtarëve të ekipit të futbollit. Wesley dhe Zerson kaluan pa problem, por automjeti tjetër ishte ai që Rossi kishte marrë me qira (me shofer) dhe për fat të mirë për të ishte i blinduar! Kjo për shkak se dy grabitësit filluan të qëllonin dhe makina u prek nga katër plumba, por pa lënduar shoferin apo portierin, i cili menjëherë dha alarmin për të evituar një përshkallëzim të situatës. “Këtë mëngjes isha viktimë e mungesës së tmerrshme të sigurisë që pllakos Rio de Janeiron. Pavarësisht tronditjes së madhe që kaluam unë dhe familja ime, jemi mirë. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet dashamirëse dhe shqetësimit”, – shkroi Rossi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, me Flamengon që konfirmoi tentativën e grabitjes së armatosur dhe deklaroi se hetimi i policisë (i cili ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë) është duke vazhduar.
sfidanti.al