Van Baseten “ndryshon” pozicionin e Yamal

Legjenda holandeze, Marco van Basten, mendon se ylli ri i Barcelonës, Lamine Yamal, nuk po shfrytëzohet si duhet. Duke folur humbjen e katalanasve në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Interit, Van Basten mendon se Yamal mund të ishte më efektiv duke luajtur në qendër. Ai tha në televizionin holandez: “Është për të ardhur keq që ai luan në të djathtë, sepse nuk e merr topin mjaftueshëm. Është e vërtetë që ai është një kërcënim i vazhdueshëm, por nëse do të luante në qendër, ai do të kishte një ndikim shumë më të madh në lojë dhe mund të ishte më i rëndësishëm për ekipin. Mendoj se ky do të jetë hapi i tij i radhës. Ai mund të krosojë dhe të shënojë më shpesh nga ai pozicion”.

 

sfidanti.al