PSG i tregoi forcën Interit duke fituar 5-0 në finalen e Champions League të mbajtur në Mynih.Futbollisti më i mirë i finales është përzgjedhur lojtari Desire Doue. Sulmuesi 19-vjeçar i parisienëve spikati me paraqitjen e tij duke zhvilluar një ndeshje fantastike. Doue u aktivizua për 66 minuta, shënoi dy gola dhe dhuroi një asist. Ai numëron katër tentime për gol. Shpejtësia maksimale shkonte diku tek 33.2 km/h, sakaq vrapoi 5.7 kilometra. Doue luajti sezonin e parë për PSG.
sfidanti.al