Napoli-De Bruyne, palët gjejnë akordin

Kevin De Bruyne me gjasë do të transferohet te Napoli si lojtar i lirë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, aktualisht po bëhet shkëmbimi i dokumenteve pasi është arritur marrëveshja mes palëve. Napoli, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shpreson që testet mjekësore për mesfushorin të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur, me kontratën e De Bruyne me Manchester City që skadon të hënën.

33-vjeçari lë Anglinë pas disa sezonesh atje dhe do të luajë në Itali për herë të parë në karrierë. De Bruyne pritet të nënshkruajë marrëveshje dy vjeçare.


sfidanti.al