Në brendësi të shpirtit e kishte festë dhe do të kishte dashur të ishte hedhur përpjetë. Paolo Maldini u ndje krenar dhe i lumtur si baba, ndërsa djali i tij, Danieli, shënoi një gol-kryevepër në stadiumin “San Siro”. i vetmi problem ishte që ai gol u shënua në portën e Milanit, ekipit të dinastisë Maldini, dhe ku Paolo është drejtor sportiv. Legjenda kuqezi nuk e dha veten, nuk lëvizi as qerpikun në tribunën VIP, sepse në fund të fundit nuk mund të festonte një gol kundër ekipit që përfaqëson, edhe kur e shënon shpirti i shpirtit të tij, gjaku i tij, pra djali i tij. Edhe Daniel Maldini e respektoi Milanin dhe tifozët duke mos e festuar golin. Ai u huazua në verë tek Specia dhe shpreson që shpejt të jetë i denjë për t’u kthyer.
Sfidanti.al