Dënime masive për Egnatian, që pas vendimeve të fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ka mbetur pa staf teknik. Trajneri Edlir Tetova është pezulluar 6 muaj, një dënim mjaft i rëndë ky. Gjithçka lidhet me faktin se Egnatia u tërhoq një moment nga fusha gjatë ndeshjes së fundit me Vllazninë, kur Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq.
Dënime të ashpra janë dhënë edhe për ngjarjen e Vlorës, ku pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani pati përplasje fizike mes lojtarëve. Mbrojtësi Skuadrone është dënuar me 6 muaj, kurse zyrtari i klubit vlonjat, Artan Memetaj, është pezulluar për një vit.
Vendimet kryesore të Disiplinës
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
KF Egnatia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përkohshme të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 500.000 lekë.
KF Egnatia paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda.
Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 6 muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Julian Brahja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Emiliano Bishdili, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Ilir Kapllani, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Zyrtari i KF Egnatia, Aldo Sula, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Flamurtari FC, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 300.000 lekë.
Zyrtari i Flamurtari FC, Artan Memetaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, dënohet me 1 vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, dënohet me 6 muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, lojtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
sfidanti.al

