A mund të jetë ky viti i Dinamos? Treguesit e deritanishëm thonë se blutë kanë bërë një ndryshim të madh në raport me sezonet e fundit dhe kanë çdo gjë në rregull për të shkuar në “Final 4”. Së pari, klubi kryeqytetas ka bërë një merkato cilësore, duke nisur nga stoli, ku ka afruar një emër të madh si Ilir Daja, por edhe duke ndërtu- ar një skuadër të fortë. Kanë ardhur lojtarë me kualitet dhe ç’është më e rëndë- sishme, blutë kanë një grup të kompletuar jo vetëm si numër. Edhe kur kanë mu- ngesa, 18 herë kampionët e vendit nuk hasin vështirësi, sepse nuk u mungojnë alter- nativat. Prej 5 javësh Dinamo po merr rezultate pozitive dhe kjo mjafton për të kup- tuar se është një nga preten- dentet për zonën europiane.
Dinamo e nisi kampionatin me dy humbje radhazi, por situata ka ndryshuar tashmë. Riorga- nizimi i klubit dhe skuadrës duket se ka ndryshuar edhe profilin e saj, duke pasur një qasje vërtet si të një “Nënde- tëseje”, siç njihet Dinamo në opinionin futbollistik shqiptar. Një shembull i qartë ishte ndeshja me Vllazninë, por edhe të tjera më parë. Këto lloj ndeshjesh blutë jo vetëm që nuk arrinin t’i fitonin se- zonet e shkuara, por në përgjithësi i humbnin të gjitha. Tani po i fitojnë, ndosh- ta edhe më pak fat, por ky ësh- të një ndryshim shumë i madh. Ka momente kur gjithçka tregon se skuadra po vuan, por gjithsesi në fund ia del të marrë pikët. Që do të thotë se lojtarët në fushë dhe stafi kanë besim se mund të mposhtin çdo kundërshtar. Trajneri Daja kërkoi më shumë personalitet nga të tijtë pas ndeshjes me Vllazn- inë dhe gjasat janë që ekipi të përmirësohet edhe në këtë drejtim. Pozicioni në renditje ia jep këtë mundësi. Kryeqytetasit janë vetëm 2 pikë larg kreut, edhe pse janë të pestët aktualisht. Duke pa- sur mendësinë e fituesit, me
një trajner ekspert në stol dhe me përmirësimin e gjendjes së disa lojtarëve të ardhur në skuadër në fundin e merkatos, Dinamo pritet që të jetë një ndër “violinat e para” të Supe- riores.
Për të qenë tamam ajo “Nëndetësja” e dikurshme, Dinamo duhet të rregullojë disa gjëra në aspektin e lojës. Aktualisht blutë kanë prob- leme në mbajtjen e topit në fazën sulmuese, siç e ka po- huar edhe vetë trajneri Daja. Patjetër që duhet kohë që skuadra të automatizohet, sepse kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, por në klubin kryeqytetas kanë bindjen se edhe ky aspekt do të sistemo- het. Jo më kot përmendet shpesh ndërprerja e kampionatit, kur stafi do të ketë mundësi të punojë më shumë me grupin. Gara është e fortë, por Dinamo premton të jetë një kandidate serioze për titullin kampion, sipas stilit të saj.
sfidanti.al