Dinamo shet Mandelën dhe Zabërgjën

Dinamo pritet të arkëtojë të ardhura rekord këtë verë. Përveç suksesit në Europë, duket se kryeqytetasit kanë bërë biznes edhe në merkato. Mësohet se Dinamo ka mbyllur marrëveshjen për shitjen e dy sulmuesve kryesorë, Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja. Klubi shqiptar ka arritur marrëveshjen me Metalist 1925, për transferimin e dy sulmuesve atje. Për Mandelën akordi është mbyllur për 1.1 milionë euro. Sa i përket Zabërgjës, shifra nuk bëhet e ditur, por mendohet të jetë mbi 1 milion euro. Sulmuesi i Kosovës ka kaluar edhe vizitat mjekësore me skuadrën ukrainase.

sfidanti.al