Kategoria superiore ka rinisur në këtë vit të ri me supriza. Kështu kryesuesit e Dinamos kanë dale të mundur nga transferta ballshiote, teksa Bylis fitoi ndaj bluve me rezultatin 2-1. Ishin vendasit që kaluan përpara me Markun në pjesën e parë, ndërsa barazimi i përkohshëm për Dinamon do të vinte me nisjen e pjesës së dytë me të përhershim Zabërgja. Kur u mendua se çdo gjë do të përfundonte në barazim, ishte Berko për vendasit që do të shënonte në kohën shtesë golin e fitores. Fitore në minutat e fundit të sfidës ndërkohë, arritën edhe kampionët e Egantias. Në Rrogozhinë, të besuarit e Edlir Tetovës i’u falën një goli të Bakayokos, për 3 pikë. Në këtë mënyrë Egnatia ngushton diferencën në vetëm 1 pikë me kryesuesit e Dinamos.
sfidanti.al