Roberto Carlos nuk jeton në qendrën sportive të Real Madrid

Roberto Carlos ka thyer heshtjen dhe ka reaguar ndaj zërave të shumtë që janë shpërndarë lidhur me jetën e tij private. Legjenda e Real Madridit dhe kombëtares braziliane është në proces divorci me bashkëshorten e tij, Mariana Luccon, ndërkohë që u përhap lajmi se ai është transferuar në ‘Ciudad Deportiva’, qendra sportive e klubit madrilen, në pritje të një zgjidhjeje përfundimtare.

Në përgjigjen e tij, Roberto Carlos ka sqaruar disa aspekte të jetës së tij personale, duke kujtuar se ka qenë i martuar dy herë dhe është babai i 11 fëmijëve nga shtatë gra të ndryshme në Brazil, Meksikë dhe Alicante. Mediat, si programi televiziv Fiesta, raportuan se situata familjare e tij është komplekse, duke përmendur se vjehërrit e tij jetojnë në një prej shtëpive të tij, ndërsa Mariana në një tjetër pronë. Për këto zëra, ai ka reaguar duke i quajtur të pavërteta dhe të dëmshme.

sfidanti.al