Të dielën, Liria e Prizrenit mposhti Vëllaznimin e Mirel Josës me rezultatin 1-0, por rezultati kaloi në plan të dytë në Ligën e Parë të Kosovës, për shkak të asaj që ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare. Tifozët vendas të Lirisë pushtuan fushën dhe u drejtuan te tifozëria kundërshtare. Gurë të shumtë dhe sende u hodhën, ndërsa raportohet dhe për të lënduar. Po ashtu pamjet tregojnë për një futbollist të Vëllaznimit, që konfrontrohet fizikisht me një nga tifozët që ka hyrë në fushë.
sfidanti.al