Agon Elezi është kthyer shpejt si protagonist në kampionatin kroat të futbollit, ku tashmë vesh fanellën e ekipit të Goricës. Ish-mesfushori i Skënderbeut, është dhënë huazim deri në fund të sezonit nga Bohumi i cili zotëron kartonin e tij, ndërsa po tregon që në ndeshjet e para se do të bëhet nëj nga emrat e rëndësishëm të skuadrës në këto muaj. Pasi shënoi kundër Dinamos së Zagrebit pak ditë më parë, Elezi përsëriti veten edhe dje në duelin që ekipi i tij luante me Sibenik, një rival direkt për mbijetesën. Në minutën e 23-të të takimit, Elezi ndoqi aksionin dhe pas një grushtimi të portierit u tregua i aftë të shtynte topin në rrjetë. Ky ishte goli i vetëm i ndeshjes që i dha fitoren Goricës dhe e shkëputi me 5 pikë nga SIbenik që mban vendin e fundit në tabelë.
sfidanti.al