Partizani B fitoi përballë Europiani FC. Sfida e vlefshme për javën e nëntë pa të kuqtë të triumfonin me rezultatin 5-0. Peshë të madhe për të marrë 3 pikët në Kategorinë e Tretë, patën 6 lojtarë të ekipit të parë. Si titullarë e nisën Keko, Jata, Bytyçi, Osmanllari, Mando dhe Shanaj. Të gjithë këto lojtarë që kanë marrë minuta në këtë sezon me fanellën e parë të “demave”. Madje kujtojmë se ishin të gatshëm edhe kundër Bylist, më pak se 24 orë para sfidës me Europianin FC. Mando ishte më vendimtari, ndërsa shënoi golin e parë dhe të tretë të sfidës. Partizani B kryeson renditjen e Kategorisë së Tretë duke hedhur hapa të sigurt drejt ngjitjes.
sfidanti.al